Pas orëve të tëra vonesë, FLY ERNEST u heq edhe çantat e dorës grave, revoltohen pasagjerët: S’ka as zyrë ku të ankohemi

Publikuar tek: aktualitet, më 10:54 17-09-2019 Pas orëve të tëra vonesë, FLY ERNEST u heq edhe çantat e dorës grave, revoltohen pasagjerët: S’ka as zyrë ku të ankohemi Foto nga Rinasi: Gratë nuk lejohen të mbajnë çantën e dorës

Fly Ernest, një nga kompanitë më problematike të fluturimeve, që shpesh nisjet e mbërritjet i ka me vonesë, këtë herë ka vendosur një “rregull” të ri.

Kompania u ka hequr çantat e krahut grave duke i detyruar t’i fusin në valixhe ndërsa sendet personale si pasaportat, celularët apo lekët, i kanë lënë t’i mbajnë në dorë.

Një gjë e tillë, për pasagjeret femra sidomos, është skandaloze dhe e papranueshme, pasi siç dihet, në çantën e dorës ato mbajnë sende intime që lidhen me higjienën e kujdesin për veten.

“Ne në ato çanta kemi mjete të domosdoshme. Ilaçe, pasaporta, servieta... Nuk mund t’i heqësh gruas të drejtën më minimale të mbajtjes së një çante krahu që duhet qoftë edhe për të shkuar në tualet. Duam të ankohemi por FlyErnest nuk ka as zyrë ankesash. Nuk mund të na detyrojmë të fusim çantën e vogël në valixhe. Kjo kompani s’mund t’i trajtojë klientët në këtë mënyrë”, thotë e revoltuar një nga gratë pasagjere për newsbomb.al.

Nga ana e kompanisë nuk japin shpjegime për këtë, ndërsa vlen të thuhet se edhe sot, ashtu sikurse çdo ditë tjetër, Fly Ernest ka patur vonesa nga nisja në Rinas.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007220983505249
array(1) { ["section"]=> string(124) "pas-oreve-te-tera-vonese-fly-ernest-u-heq-edhe-cantat-e-dores-grave-revoltohen-pasagjeret-s-ka-as-zyre-ku-te-ankohemi-178739" }