Pas performancës në stadium, Rita Ora tregon aftësitë e saj në fushën e futbollit

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:08 17-06-2019 Pas performancës në stadium, Rita Ora tregon aftësitë e saj në fushën e futbollit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ditën e djeshme ajo ka performuar në stadiumin “Stamford Bridge” të Londrës.

Ky organizim u mbështet nga UNICEF dhe fondet do të shkojnë për bamirësi. Meqë Rita është edhe ambasadore e kësaj organizate, ajo nuk nguroi për të folur edhe për Kosovën.

'Takimet me fëmijët dhe familjet e vendit ku u linda ishin të veçanta. Puna që bën Unicefi për t’i mbështetur, më kanë bërë më të vendosur se kurrë, që ta shfrytëzoj pozitën time për mbështetje dhe për fushata bamirësie', u shpreh këngëtarja.

Pas kësaj deklarate, ajo ka treguar aftësitë e saj në futboll duke gjuajtur topin drejt tek porta ku i la pa fjalë të gjithë.

Screenshot_14.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070710182189941
array(1) { ["section"]=> string(87) "pas-performances-ne-stadium-rita-ora-tregon-aftesite-e-saj-ne-fushen-e-futbollit-168561" }