Pas përplasjes dhe kërcënimit me gjyq, BILD e fron Ramën në darkën speciale me “KOKAT” e SHBA dhe Gjermanisë

Publikuar tek: politike, më 01:15 17-02-2020 Pas përplasjes dhe kërcënimit me gjyq, BILD e fron Ramën në darkën speciale me “KOKAT” e SHBA dhe Gjermanisë

Gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në jë darkë të veçantë të organizuar nga një prej medieve më të mëdha në Gjermani, Bild, si dhe me pjesëmarrjen e disa prej personazheve më të rëndësishëm të politikës, ekonomisë dhe më gjerë.

Në këtë darkë u shkrepën edhe fotot mes Ramës dhe themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg, të cilat kryeministri Shqiptar i shpërndau në Facebook.

Vlen të kujtojmë se marrëdhëniet e Ramës, i cili ishte një nga dy shqiptarët e vetëm të ftuar në këtë darkë, me gazetën gjermane Bild nuk kanë qenë tepër të mira kohët e fundit. Nga publikimi i artikujve për kanabizimin, te përgjimet e “Dosjes 339”, deri te kërcënimi që kryeministri shqiptar i bëri gazetës gjermane me padi në gjyq, një ftesë për Ramën në një darkë të tillë duket gati absurde, raporton newsbomb.al.

Ndaj natyrshëm lindin disa pyetje… A mundet që kryeministri Rama të jetë tërhequr nga padia ndaj Bild në një gjykatë gjermane? Nëse një gjë e tillë ka ndodhur, a mund të jetë kjo darkë ftesa për “kompensim” ndaj tij?

Vetëm pak javë më parë, u duk sikur Bild mori një kthesë të madhe në qëdrimet ndaj politikës në Shqipëri, me publikimin e një artikulli për “aferat” e PD-së dhe Lulzim Bashës me rusët për lobim në SHBA. Por çuditërisht ky artikull u fshi vetëm pas pak orësh, raporton newsbomb.al.

Por kush ishin të ftuarit e tjerë në darkën e Bild?

Shqiptari tjetër përveç Edi Ramës ishte Dorian Duçka, ish zv/Ministri i ri i Energjisë e Industrisë, i konsideruar si person me lidhje të rëndësishme ndërkombëtare.

Në darkë ishte i ftuar edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg, bosi i Mercedes-Benz, Ola Källenius, CEO i Lufthansa, Carsten Spohr, moderatorja Anna von Bayern, ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ardhmja e CDU-së, Jens Spahn, ministri i Transportit, Andreas Scheuer, Gjenerali i SPD-së, Lars Klingbeil dhe udhëheqësi i grupit rajonal të CSU-së, Alexander Dobrindt, Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz, Presidenti i Ukrainës Wolodymyr Selenski, ish-boksieri dhe politikani Vitali Klitschko etj. /Newsbomb.al

sdgfwergw34hdfg.jpg

dfzgergw3rhw2h.jpg

dfgeghw34hydfg.jpg

dfgerge4gh4gh.jpg

bdfherhh.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087230205535889
array(1) { ["section"]=> string(112) "pas-perplasjes-dhe-kercenimit-me-gjyq-bild-e-fron-ramen-ne-darken-speciale-me-kokat-e-shba-dhe-gjermanise-195438" }