Pas përplasjes me autobusin, makina bie në bordurat anësore: DETAJE të reja nga aksidenti me një të vdekur dhe 8 të plagosur

Publikuar tek: aktualitet, më 08:36 29-12-2019 Pas përplasjes me autobusin, makina bie në bordurat anësore: DETAJE të reja nga aksidenti me një të vdekur dhe 8 të plagosur

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rubik.

Mësohet se autobusi është përplasur me një automjet dhe më pas ky i fundit është përplasur me bordurat anësore të rrugës dhe për pasojë është ndarë përgjysmë.

Sakaq, bëhet e ditur se ka mbetur i vdekur drejtuesi i automjetit, shtetasi ‘L.C.’ dhe 8 pasagjerë janë plagosur.

Mendohet se shkak për aksidentin është bërë parakalimi i gabuar i autobusit, i cili transportonte turistë nga Tirana në Brezovicë.

Njoftimi i Policisë:

Në qytet Rubik, Mirditë, janë përplasur automjeti i një agjensie turistike me drejtues K.M.,me  automjetin tip  “Alfa Romeo” me drejtues shtetasin L.C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit "Alfa Romeo" shtetasi L.C si dhe kanë marrë demtime 8 shtetas që ndodheshin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin K.M.,të cilët janë dërguar në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident në Rubik/ Autobusi përplaset me makinën, një i vdekur
Kanabis në formë çokollate dhe lloto të palejuara, arrestohet 20-vjeçari nga Shkodra, nën hetim një tjetër »
Article Logic
Execution time: 0.013478994369507
array(1) { ["section"]=> string(129) "pas-perplasjes-me-autobusin-makina-bie-ne-bordurat-anesore-detaje-te-reja-nga-aksidenti-me-nje-te-vdekur-dhe-8-te-plagosur-190646" }