Pas përplasjeve në Shqipëri, Meta dhe Bushati fotografohen bashkë jashtë shtetit

Publikuar tek: barometri, më 08:33 25-09-2018 Pas përplasjeve në Shqipëri, Meta dhe Bushati fotografohen bashkë jashtë shtetit

Presidenti Ilir Meta dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po marrin pjesë në Sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

 

Por pavarësisht përplasjeve në Shqipëri, për shkak të çështjeve të rëndësishme diplomatike si negociatat për kufirin detar me Greqinë, apo votimi për njohjen e Jerusalemit, ata ulur pranë njëri-tjetrit teksa kanë marrë pjesë në Samitin e Paqes Mandela.

Bushati duket i shpërqëndruar teksa është kthyer nga krahu i kundërt, ndërsa presidenti Meta, i zymtë në pamjen që ka marrë por tepër i fokusuar në atë çka po diskutohet në Samit. Duket se kjo foto e shpërndarë nga vetë ministri Bushati, tregon më së miri klimën mes kryediplomatit dhe kreut të shtetit shqiptar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02536416053772
array(1) { ["section"]=> string(86) "pas-perplasjeve-ne-shqiperi-meta-dhe-bushati-fotografohen-bashke-jashte-shtetit-135511" }