Pas Pjetrit dhe Kajmakut, PD publikon nesër DOKUMENTET për këtë kryebashkiak socialist

Publikuar tek: politike, më 23:04 08-09-2019 Pas Pjetrit dhe Kajmakut, PD publikon nesër DOKUMENTET për këtë kryebashkiak socialist Kreu i Bashkisë Vau i Dejës Mark Babani

Prej disa ditësh Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të vijojë të denoncojë kryebashkiakët socialistë të pas 30 qershorit, që sipas kësaj force politike janë të inkriminuar.

Pas Valdrin Pjetrit të Shkodrës dhe Agim Kajmakut të Vorës, PD pritet të publikojë dokumente për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Mark Babani, raportojnë mediat pranë të djathtës.

Mark Babani është biznesmen, sipërmarrës prej vitit 1995, ndërsa nuk është përfolur më parë në media për aktivitete të jashtëligjshme. E vetmja akuzë publike për të, deri më sot, ka qenë ajo e Partisë Demokraike se fitoren në Vaun e Dejës e arriti me rreth 6 mijë vota ndërkohë që votuan rreth 5 mijë qytetarë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01003098487854
array(1) { ["section"]=> string(92) "pas-pjetrit-dhe-kajmakut-pd-publikon-neser-dokumentet-per-kete-kryebashkiak-socialist-177770" }