Pas polemikave të shumta, jep dorëheqjen i dërguari i Trump

Publikuar tek: bota, më 15:09 28-09-2019 Pas polemikave të shumta, jep dorëheqjen i dërguari i Trump

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ukrainë ka dhënë dorëheqjen pas polemikave për telefonatën në të cilën presidenti amerikan Donald Trump i kërkon atij ukrainas Zelenski që të hetojë djalin e kandidatit demokrat Joe Biden.

Kurt Volker ishte personi që krijoi kontaktin mes avokatit personal të kreut të Shtëpisë së Bardhë, Rudy Giuliani dhe bashkëpunëtorit të liderit ukrainas.

Vetë Giuliani këmbënguli se nuk do të dëshmojë në Kongresin Amerikan pa u konsultuar me Trump.

Lajmi për dorëheqjen e këtij zyrtari të lartë erdhi në orët e vona të së premtes, disa orë pasi Kongresi kërkoi nga sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, t’i dorëzojë dokumentet lidhur me kontaktet që presidenti Trump dhe avokati i tij kanë pasur me qeverinë e Ukrainës.

Kujtojmë që sipas demokratëve presidenti amerikan ka abuzuar me pushtetin kur i kërkoi Zelenskit që të hetonte mbi rivalin politik Biden, i cili është kandidat në radhët e demokratëve në zgjedhjet presidenciale të 2020-s.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0083999633789062
array(1) { ["section"]=> string(65) "pas-polemikave-te-shumta-jep-doreheqjen-i-derguari-i-trump-180104" }