Punonjësi i Rafinerisë së naftës në Fier i cili kërcënoi se do të hidhej pasi hipi në majën e oxhakut ka zbritur pas negociatave me përfaqësues të rafinerisë.
Punonjësi i identifikuar si Agim Mydini, 50 vjeç ka negociuar me përfaqësuesin e rafinerisë Avni Braçe për pagesat dhe pasi ka zbritur është nisur menjëherë drejt spitalit pasi ishte ngjitur që në orët e para të mëngjesit në 40 metra lartësi duke përdorur një litar për t’u ngjitur, pasi shkallët mungojnë.
Arsyeja që e ka shtyrë 50 vjeçarin drejt këtij akti raportohet të jetë paga e pamarrë prej 4 muajsh.
Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forcat policore. Po ashtu të tjerë punonjës janë duke protestuar me 50 vjeçarin ndërsa krahas pagave, punonjësit e rafinerisë kanë 18 muaj që punojnë pa siguracione.