Pas presioneve amerikane për lirimin e pastorit, tërhiqet Erdogan

Publikuar tek: bota, më 22:52 13-08-2018 Pas presioneve amerikane për lirimin e pastorit, tërhiqet Erdogan

Pas deklaratave të vazhdueshme nga të dy krahët për arrestimin e pastorit amerikan në Turqi, duket se situata është qetësuar.

Sipas mediave turke, Ambasada Amerikane në Turqi është shprehur se shumë shpejt pastori do të jetë i lirë, por ndonëse e ka mohuar ta ketë dhënë këtë lajm, vetë Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, duket se është i interesuar për lirimin e pastorit, për t’i dërguar sinjale SHBA-ve se është i gatshëm për bashkëpunim.

Pastori amerikan, Andrew Brunson u arrestua pas trazirave të dhunshme që shpërthyen në vitin 2016 në Turqi, ndërsa momentalisht ndodhet në arrest shtëpie, pas dy muajsh qëndrimi në burg.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012722015380859
array(1) { ["section"]=> string(71) "pas-presioneve-amerikane-per-lirimin-e-pastorit-terhiqet-erdogan-131022" }