Pas presionit amerikan, Kurti dhe Mustafa do të takohen për ‘Taksën dhe reciprocitetin’

Publikuar tek: rajon, më 18:12 18-02-2020 Pas presionit amerikan, Kurti dhe Mustafa do të takohen për ‘Taksën dhe reciprocitetin’ Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa do të takohen ditët e ardhshme për të folur mbi heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe zëvendësimin me reciprocitet.

Ky takim vjen pas presionit amerikan që kërkon heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë, por Kurti ka deklaruara që heqja e kësaj takes do të vijë pas reciprocitetit nga pala serbe.

Ka qenë kryetarja e Kuvendit të kosovës, Vjosa Osmania ajo që ka thënë se hapat e mëtejshëm do të merren pas takimit mes dy liderëve.

“Lidhur me konkretizimin a saj marrëveshje, besoj këto 2-3 ditë do të kemi një takim koordinues, dhe do të vendosen të gjithë hapat qoftë nga aspekti kohor, qoftë nga ai përmbajtjesor”, thotë Osmani, që shpjegon se kjo do të bëhet e ditur brenda pak ditësh.

“Brenda pak ditësh do të jemi në gjendje, siç e kam thënë edhe më herët, këtë përgjigje nuk po e jap në emër të kuvendit, por, vetëm si partnere në koalicion”, tha ajo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088851451873779
array(1) { ["section"]=> string(91) "pas-presionit-amerikan-kurti-dhe-mustafa-do-te-takohen-per-taksen-dhe-reciprocitetin-195657" }