Pas propozimit të Vetëvendosjes, Thaçi fton Kurtin në Presidencë

Publikuar tek: rajon, më 11:31 20-01-2020 Pas propozimit të Vetëvendosjes, Thaçi fton Kurtin në Presidencë

Pas dorëzimit të propozimit nga Lëvizja Vetëvendosje, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka ftuar Albin Kurtin për t’i dorëzuar dekretin presidencal të mandatarit.

Sipas njoftimit për media mësohet se Thaçi e ka ftuar të propozuarin Kurtin sot më 20 janar 2020, në orën 12:00.

‘Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas pranimit të propozimit të mandatarit për formimin e Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka ftuar të propozuarin Albin Kurti për ta pranuar dekretin sot më 20 janar 2020, në orën 12:00’, thuhet në njoftim.

Ndërkohë Kurti përmes një video mesazhi ka bërë të ditur se ende nuk kanë arritur marrëveshje me LDK-në për bashkëqeverisje, dhe se janë të gatshëm të kthehen sërish në tavolinën e bisedimeve deri të arrihet marrëveshja

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0083739757537842
array(1) { ["section"]=> string(70) "pas-propozimit-te-vetevendosjes-thaci-fton-kurtin-ne-presidence-192570" }