Pas protestës në Rrugën e Kombit, Ahmetaj ZBARKON në Kukës, shpjegime banorëve

Publikuar tek: aktualitet, më 11:53 11-04-2018 Pas protestës në Rrugën e Kombit, Ahmetaj ZBARKON në Kukës, shpjegime banorëve Arben Ahmetaj

Sot ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, mbërriti në qytetin e Kukësit për herë të parë pas protestës për tarifën e Rrugës së Kombit.

Nga qyteti verior ministri deklaroi se po negociohet për një lehtësim mbi tarifën e Rrugës së Kombit. Po ashtu, Ahmetaj theksoi se nuk ka taksë të re për biznesin e vogël e as gjoba për gabimet e vogla në deklarim deri në dhjetor të vitit 2018.

“Nuk ka taksë të re për biznesin e vogël. Ne e bëmë zero taksën e biznesit të vogël dhe vazhdon të mbetet zero. Është vetëm detyrim për deklarim, një instrument i domosdoshëm në përpjekjen tonë serioze për formalizimin e ekonomisë. Nuk ka ngarkesë të shtuar fiskale për biznesin, nuk ka rritje çmimesh për konsumatorin. Nuk ka gjoba për gabimet në deklarim deri në dhjetor 2018. Ka informim, komunikim, asistencë, trajnim intensiv për biznesin e vogël në këtë proces të rëndësishëm” deklaroi ministri Ahmetaj nga takimet me banorët e qarkut më të varfër në Shqipëri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Terrorizohet Fieri, qëllojnë me kallashnikov nga makina drejt lokalit (Policia jep informacion)
IKMT aksion në Fier, shemben objektet »
Article Logic
Execution time: 0.011183977127075
array(1) { ["section"]=> string(83) "pas-protestes-ne-rrugen-e-kombit-ahmetaj-zbarkon-ne-kukes-shpjegime-banoreve-116489" }