Pas protestës rikthehet normaliteti, Veliaj: Faleminderit atyre që pastrojnë! Që s'kanë shtëpi në Hollandë e as kanë vrarë në Bulevard

Publikuar tek: politike, më 22:41 08-07-2019 Pas protestës rikthehet normaliteti, Veliaj: Faleminderit atyre që pastrojnë! Që s'kanë shtëpi në Hollandë e as kanë vrarë në Bulevard

Menjëherë pas mbylljes së protestës nga ana e opozitës, në terren kanë zbritur punonjësit e Bashkisë së Tiranës të cilët kanë normalizuar situatën duke rikthyer rregullin dhe pastërtinë.

Siç shihni edhe nga kjo video e publikuar nga kryebashkiaku Veliaj, në funksion të pastrimit shkuan edhe mjetet e pastrimit si dhe botet me ujë për të bërë larjen e rrugës, duke e rikthyer atë në gjendjen e mëparshme dhe në shërbim të qytetarëve. 

Teksa ka falenderuar punonjësit e Bashkisë që edhe këtë mbrëmje janë në terren për të mbajtur pastër Tiranën, Veliaj ka ironizuar drejtuesit e opozitës. 'Faleminderit atyre që pastrojnw! Që s'kanë shtëpi në Hollandë! Që s'kanë pasaporta austriake! Që s'kanë mundësi për botox! Që s'kanë ndërtuar kat 13 pa leje! Që s'kanë vrarë kënd në Bulevard! Që fëmijët i çojnë në shkolla publike! Që s'kanë kunat t'ju financojë protesta', shkruan Veliaj në twitter.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024868965148926
array(1) { ["section"]=> string(138) "pas-protestes-rikthehet-normaliteti-veliaj-faleminderit-atyre-qe-pastrojne-qe-s-kane-shtepi-ne-hollande-e-as-kane-vrare-ne-bulevard-171578" }