Pas protestës së opozitës, flet për herë të parë Monika Kryemadhi, thumbon edhe Fatmir Xhafajn

Publikuar tek: politike, më 18:26 27-01-2018 Pas protestës së opozitës, flet për herë të parë Monika Kryemadhi, thumbon edhe Fatmir Xhafajn

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi reagon për herë të parë pas protestës së opozitës që u zhvillua sot para kryeministrisë.

Në një postim në facebook, Kryemadhi u ka shprehur mirënjohjen të gjithë pjesëmarrësve në protestë, përfshirë edhe forcat e policisë. Madje, Kryemadhi thumbon edhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke shkruan se “shefat trafikantë të drogës i urdhëruan forcat e rendit, por nuk ranë pre e provokimeve.

REAGIMI I PLOTË

Dua të falenderoj nga thellësia e zemrës çdo shqiptar që ishte sot në protestën e opozitës!

Shpreh mirënjohjen për çdo të moshuar, pensionist, intelektual, punëtor apo student, për çdo njeri që ka humbur shpresën dhe që sot protestoi ndaj narkoshtetit.

Falenderoj dhe ata që udhëtuan nga larg për të qenë sot pjesë e protestës, edhe mijëra të tjerë që na përcollën nga media dhe rrjetet sociale dhe që do të jenë me ne në protestat e ardhshme.

Dua të falenderoj edhe forcat e rendit, që edhe pse të urdhëruar nga shefat trafikantë të drogës nuk ranë pre e provokimeve të tyre por kryen detyrën si profesionistë.

Le të jetë kjo ditë shenja e nisjes së protestës mbarëpopullore kundër qeverisë së krimit dhe drogës! Të gjithë së bashku do të mundemi ta shporrim nga qeverisja Edi Ramën dhe klikën e tij të hajdutëve! Kjo është protesta jonë, forca jonë dhe rruga e vetme për të rifituar dinjitetin!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët.

kryemadhi.jpg

 

  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011935234069824
array(1) { ["section"]=> string(99) "pas-protestes-se-opozites-flet-per-here-te-pare-monika-kryemadhi-thumbon-edhe-fatmir-xhafajn-108169" }