Pas Ramës me ministrat, Covid-19 i ‘heq’ gjysmën e pagës gjithë grupit të PS

Publikuar tek: politike, më 14:18 01-04-2020 Pas Ramës me ministrat, Covid-19 i ‘heq’ gjysmën e pagës gjithë grupit të PS Grupi i PS

Pas kryeministrit Edi Rama, zv.kryeministrit Erion Braçe dhe ministrave, i gjithë grupi parlamentar i PS do të kontribuojë për të ndihmuar në përballimin e krizës së shkaktuar prej Covid-19, duke dhuruar gjysmën e pagës.

Ky vendim është bërë i ditur sot në Konferencën e Kryetarëve nga kreu i grupit të PS-së Taulant Balla.

Sakaq dje u bë me dije se Rama bashmë me ministrat e kabinetit të tij për tre muaj, do të marrin gjysmën e pagës.

Së fundmi, është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i Këshillit të Ministriave, ku sipas tij e gjithë qeveria do të përfitojë pagë mujore neto në masën 50% të pagës mujore neto aktuale, për tre muaj.

Vendimi i parë për Kryeministrin, Zv,kryeministrin dhe ministrat:

Kryeministri, Zv,kryeministri dhe ministrat gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë së shakaktuar nga COVID-19 deri në përfundim të saj, por jo më shumë se tre muaj, prfitojmë pagë mujore neto në masën 50% të pagës mujore neto aktuale.

Gjithashtu, nëpunësit e institucioneve të administratës shtetërore, të cilët janë anëtarë të këshillave, të bordeve apo të komisioneve të institucioneve të administratës shtetërore, të institucioneve publike të arsimit të lartë, të njësive të fondeve speciale, të ndërmarrjeve shtetërore dhe të shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror, për periudhën nga data 1 prill 2020 deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, por jo më shumë se tre muaj, nuk e përfitojnë shpërblimin mujor përkatës.

Përjashtohen nga ky vendim nëpunësit që janë anëtarë të këshillave, të bordeve apo komisionieve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.010317087173462
array(1) { ["section"]=> string(80) "pas-rames-me-ministrat-covid-19-i-heq-gjysmen-e-pages-gjithe-grupit-te-ps-200921" }