Kryeministri Edi Rama do të rikthehet sërish në RTV Ora, për të dhënë një intervistë ekskluzive në "PolitikOn", me Alfred Lelën.
Prej muajit gusht, dhjetëra biznese dhe pasuri të paluajtshme në pronësi të biznesmenit Ylli Ndroqi, përfshi edhe televizionin Ora News, janë nën sekuestro preventive, pas hetimeve për përfshirjen e tij në trafik ndërkombëtar droge.
Për administrimin dhe përdorimin e pasurive të mësipërme gjykata ka ngarkuar Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Shoqëritë që kanë aktivitet, përfshirë dhe mediat televizive, vazhdojnë aktivitetin e tyre, por të administruara nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
Sipas Ylli Ndroqit, akuzat ndaj tij bëhen për shkaqe politike, duke hedhur poshtë pretendimet e gjykatës.