Pas Serbisë, edhe Rusia mohon masakrën e Reçakut: U trilluan ngjarjet

Publikuar tek: bota, më 08:12 13-12-2019 Pas Serbisë, edhe Rusia mohon masakrën e Reçakut: U trilluan ngjarjet Masakra e Reçakut

Edhe Kremlini zyrtar ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për ish-ministrin e MAPL-së, Ivan Todosijeviq.

Më 5 dhjetor të këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë, kishte dënuar me dy vjet burg ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Ivan Todosijeviq, pasi është shpallur fajtor për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut.

Tedosijeviq akuzohej për veprën penale “nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Ky vendim i Gjykatës Themelore të Prishtinës kishte nxitur reagime në Serbi, ku presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe zyrtarë të tjerë serbë e quajtën masakrën e Reçakut një trillim.

Gjatë së enjtes ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, raporton “Bota Sot”.

Zëdhënësja e diplomacisë ruse, Maria Zaharova, ka thënë se Moska zyrtare e dënon verdiktin e Kosovës ndaj Ivan Todosijeviqit.

Sipas Zaharovas aktgjykimi ndaj Todosijeviqit është një dëshmi tjetër e shtypjes anti-serbe të zbatuar në mënyrë sistematike nga autoritetet e Kosovës.

“Ne e dënojmë me forcë aktgjykimin e Prishtinës kundër anëtarëve të Listës Serbe, në këtë rast të Ivan Todosijeviçit, vetëm sepse ai foli për mënyrën e trillimit të ngjarjeve në fshatin Reçak”, tha Zaharova, raporton “Sputnik”.

Ajo në një konferencë për medie tha se, një ekip ekspertësh ndërkombëtarë akoma nuk kanë arritur që të përfundojnë hetimet për masakrën e Reçakut dhe akoma nuk ka një përgjigje unike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhjet e Përgjithshme në Britani, ‘EXIT POLL’ nxjerrin fitues kryeministrin Johnson, Laburistët me rezultatin më të dobët që nga Lufta e Dytë Botërore
Aksidentohet autokolona e presidentes kroate Kolinda Kitaroviç »
Article Logic
Execution time: 0.010464906692505
array(1) { ["section"]=> string(74) "pas-serbise-edhe-rusia-mohon-masakren-e-recakut-u-trilluan-ngjarjet-189260" }