Pas shembjes së tregut të rrobave të përdorura pranë spitalit nr 5 në kryeqytet, ka reaguar bashkia e Tiranës.
Në një njoftim në media, bashkia njofton se aksioni për shembjen e tregut u mor për shkak se ISHP kishte dhënë alarmin se zona kishte mbingarkesë mikrobike, ndërsa u ka ofruar tregtarëve një zgjidhje alternative.
“Nuk po i xhjerrim në rrugë. Tregtarët do të vendosen në 3 pika të ndryshme për spostimin e tregut, ne mjedise më të përshtatshme. Tregjet do zhvendosen te Uzina Dinamo, në Kodër Kamëz e ish-Fonderia Mekanike”, thuhet në njoftimin e bashkisë.
Sipas këtij institucioni aksioni u ndërmor në kuadër të formalizimit të tregjeve dhe në kuadëer të politikave zhvilluese për tregjet publike.
Aksioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm. Policia bashkiake ndeshi në rezistencën e tregtarëve rom, të cilët fillimisht nuk pranuan të ngrinin tezgat e tyre.