Pas sherrit me burrin i tha të flinte në kolltuk, në mëngjes e gjeti të vdekur

Publikuar tek: bota, më 20:35 11-07-2017 Pas sherrit me burrin i tha të flinte në kolltuk, në mëngjes e gjeti të vdekur

Një gura i ka bërë thirre publike të gjithë çifteve të mos shkojnë kurrë në shtrat të inatosur me njëri-tjetrin, pas asaj që i ndodhi me bashkëshortin e saj.

33-vjeçarja Ashley Murray, nënë e tre fëmijëve rrëfen se u zu me bashkëshortin e saj, Mikey, për shkak të punës së tij me orar të zgjatur. Atë natë sherri nuk u zgjidh, dhe ajo e dëboi 36-vjeçarin të flinte në kolltuk.

Më vonë ajo zbuloi se bashkëshorti, i cili punonte si pastrues tapetesh - po punonte me orar të zgjatur që të kursente para, për të çuar familjen e tij me pushime në Pragë, për përvjetorin e martesës.

“Ai punonte 16 orë në ditë, për 7 ditë të javës që të kursente mjaftueshëm para për të na çuar në Disney çdo vit. Ai ishte drobitur por do të bënte gjithçka që të na shihte ne të lumtur”, tregon ajo.

y45y45ydfghergrgh45.jpg

“Por kjo punë po e shkatërronte atë. Shëndeti i tij po përkeqësohej gjithnjë e më shumë dhe ai ishte gjithmonë i këputur”.

“Edhe kur erdhi atë natë në shtëpi, dukej si mos më keq. Nuk e kisha parë kurrë aq të rraskapitur. Nuk mund ta shihja dot ashtu dhe u inatosa”.

“I thashë shko fli në kolltuk, por në të vërtetë nuk doja të ikte pasi doja ta kisha pranë”.

Kur ajo u zgjua të nesërmen dhe shkoi ta kontrollonte, menjëherë e kuptoi që diçka nuk shkonte.

Ai qëndronte i shtrirë në të njëjtin pozicion dhe fytyra e tij kishte marrë tjetër ngjyrë.

“Shkova afër dhe e preka por ai ishte i ftohtë. U hodha nga tmerri dhe fillova t’i bërtisja djalit 14-vjeçar “të ka vdekur babai”. Më pas dola në rrugë dhe po thërrisja “Mikey ka vdekur”.

Asaj i ranë të fikët në rrugë dhe ishin fqinjët që e çuan në shtëpi.

“Zbulova se ai po kursente para që të na çonte me pushime. Kjo është tronditëse. Po më thyhet zemra”.

“Humbja e Mikey më ka ndryshuar krejtësisht prespektivën për jetën. Jeta është shumë e shkurtër për të shkuar në shtrat të zemëruar dhe të mos shpenzoni çdo sekondë me familjen”.

Sipas autopsisë ai ishte mbytur në gjumë, por shkaku nuk ishte tepër bindës. Bashkëshortja e tij fajëson një dëmtim ai kishte pas shpine për shkak të peshave të rënda që ngrinte në punë.

“Pas dëmtimit ai nuk u shërua plotësisht. Mikey vijonte të punonte me orar të zgjatur dhe sa herë kishte pushim merrej me fëmijët”.

Në funeralin e bashkëshortit të saj, Ashley e mbylli me fjalët “Shkoni puthni të dashurit tuaj dhe tregojini se i doni, pasi mund të mos jenë gjithmonë aty”. /Newsbomb.al.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024942874908447
array(1) { ["section"]=> string(83) "pas-sherrit-me-burrin-i-tha-te-flinte-ne-kolltuk-ne-mengjes-e-gjeti-te-vdekur-85815" }