Pas sherrit me xhaxhain qëlloi me sëpatë gruan dhe vajzën e tij, arrestohet autori i plagosjes në Vlorë (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:25 11-09-2019 Pas sherrit me xhaxhain qëlloi me sëpatë gruan dhe vajzën e tij, arrestohet autori i plagosjes në Vlorë (EMRI) Foto ilustruese

Mariglen Çobaj është arrestuar nga policia e Vlorës pak më parë pasi gjatë një sherri me xhaxhain, qëlloi me sëpatë nusen dhe vajzën e tij.

Mbrëmjen e sotme, 27 vjeçari Mariglen Çobaj pas një sherri me xhaxhain e tij në fshatin Gumenicë të Vlorës, ka qëlluar me bishtin e sëpatës nusen dhe vazjën e xhaxhait, të cilat kishin ndërhyrë për të shuar sherrin.

Paraprakisht bëhet me dije se Çobaj nuk ka bërë rezistëncë ndaj efektivëve të policisë, dhe është arrestuar në banesën e tij. Ndërkohë, nusja dhe vajza e xhaxhait të tij ndodhen në spitalin e qytetit jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I PLOCISË:

Vlorë/Informacion paraprak

Kapet dhe shoqërohet në Polici për veprime të mëtejshme autori i ngjarjes në Gumenicë të Selenicës.

Rreth orës 19:00, në fshatin Gumenicë e Vjetër të Selenicës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi M.Ç, ka goditur me sende të forta vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait të tij, të cilat janë transportuar për në spital pa probleme për jetën

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit të zonës përreth ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 27 vjeçarit M.Ç, si autor i dyshuar në lidhje me ngjarjen.

Po punohet për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të mëtejshme të ngjarjes

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071120262145996
array(1) { ["section"]=> string(114) "pas-sherrit-me-xhaxhain-qelloi-me-sepate-gruan-dhe-vajzen-e-tij-arrestohet-autori-i-plagosjes-ne-vlore-emri-178120" }