Pas shiut në Ditën e Verës, sot moti ka surpriza

Publikuar tek: aktualitet, më 08:54 15-03-2019 Pas shiut në Ditën e Verës, sot moti ka surpriza

Tashmë jemi futur zyrtarisht në stinën e pranverës dhe mesa duket moti në vijim do të karakterizohet nga ditë të ngrohta.

Orët e para të ditës së sotme do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë Shqipërinë. Më të dukshme vranësirat do të paraqiten në rajonin Jugor-Juglindor.

Pasditja dhe nata sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në vend.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rritje sjell mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C në zonat malore deri në 17°C mesdita në Jugperëndim. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006525993347168
array(1) { ["section"]=> string(54) "pas-shiut-ne-diten-e-veres-sot-moti-ka-surpriza-156497" }