Emërohet drejtori i ri i spitalit rajonal të Beratit.
Ai është Arqile Vasili dhe zëvendëson ish-drejtorin Idlir Frashëri.
Lajmin për shkakrimin e tij e dha mbrëmë në emisionin Opinion kreu i PD Lulzim Basha.
“Më njoftojnë se drejtori i spitalit në Berat sapo është arrestuar nga policia. Këta kanë patur një skemë që është zbuluar në rrugë operacionale për të blerë votat”, tha Basha.
Mësohet se Idlir Frashëri u shkarkua nga detyra me akuzën se mori pjesë në fushatë elektorale. Po ashtu, ministri i Shëndetësisë, Arben Beqiri ishte në Berat gjatë ditës së sotme ku konfirmoi edhe një herë pezullimin e ish drejtorit.
Pas emërimit të kreut të ri të spitalit, Beqiri zhvilloi një takim me dyer të mbyllura me shefat e pavioneve, ndërsa mësohet se ka apeluar për mospërfshirja e administrratës në fushatë.