Pas shkarkimit si kryetare grupi, Rudina Hajdari: Shqipëria ka nevojë për një frymë të re politike

Publikuar tek: politike, më 12:44 17-10-2019 Pas shkarkimit si kryetare grupi, Rudina Hajdari: Shqipëria ka nevojë për një frymë të re politike Rudina Hajdari në Kuvend

Pas shkarkimit si kryetare e grupit demokrat, deputetja Rudina Hajdari ka folur për projketligjin e buxhetit faktit për vitin 2018.

Hajdari në fjalën e saj u shpreh se raportet ndërkombëtare tregojne qartë kolapsin ekonomik në vend.

"Ne jemi në prag të një kolapsi ekonomik. Raportet ndërkombëtare tregonjnë qartë, ai i DASH tregoi se krimi i organziuar ka kapur sektorin ekonomik, duke marrë parasysh shtrirjen në fushat e turizmit, kjo tregon se ne nuk jemi një ekonomi që po rritet, por në një ekonomi të qartë kriminale", tha Hajdari.

Hajdari theksoi më tej se familjet shqiptare nuk janë në gjendje të përballojnë kostot e universiteteve, ndërsa i referohej protestës së studentëve.

"Viti 20108 u mbyll me një protestë madhore nga studentët. Familja shqiptare nuk është në gjendje të përballojë tarifat e universiteteve. Qeveria vazhdon ta injorojë këtë fakt dhe nuk është bërë asgjë për rinisë shqiptare. Janë pikërsiht këtë oligarkë që po përfitojnë nga buxheti i shtetit.

Dua që të theksoj se propaganda e radhës që po shitet sot tregon qartë se ne nuk jemi në gjendje të flasim për ekonominë. Ne duhet të jemi të qartë edhe me shqiptarët. Ju duhet të jeni më konkret se viti 2019, do jetë vit testues që do ndiqet nga raporte të tjera. Shqipëria ka nevojëpër një frymë të re politike", tha deputetja.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0225670337677
array(1) { ["section"]=> string(103) "pas-shkarkimit-si-kryetare-grupi-rudina-hajdari-shqiperia-ka-nevoje-per-nje-fryme-te-re-politike-182435" }