Pas shkarkimit të Bolton, Trump: Pesë kandidatë të shkëlqyer për këshilltar të Sigurisë Kombëtare

Publikuar tek: bota, më 23:09 11-09-2019 Pas shkarkimit të Bolton, Trump: Pesë kandidatë të shkëlqyer për këshilltar të Sigurisë Kombëtare Presidenti Donald Trump - ish-keshilltari i Sigurise John Bolton

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se po konsideron emrat "e pesë personave shumë të kualifikuar" për postin e këshilltarit të tij të ri të Sigurisë Kombëtare, pas largimit të John Bolton-it.

Udhëheqësi amerikan tha se do ta emërojë zëvendësuesin e zotit Bolton javën e ardhshme, por ai nuk përmendi asnjë nga kandidatët e tij.

"Këtë pozicion e duan shumë njerëz të shkëlqyer", tha ai.

Presidenti Trump tha gjithashtu se ai kishte "marrëdhënie shumë të mira" me zotin Bolton, por shtoi se "Bolton nuk i kishte marrëdhëniet e mira me të tjerë" në Shtëpinë e Bardhë.

"Jonh nuk ishte në një linjë me ato çka ne po bënim" tha zoti Trump.

Presidenti Donald Trump njoftoi të martën se kishte shkarkuar këshilltarin e sigurisë kombëtare, John Bolton, duke thënë se nuk ishte dakord me shumë prej propozimeve të zotit Bolton. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Ëidakusëara njofton:

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, John Bolton kishte në axhendën e së martës diskutime me Sekretarin e Thesarit Steven Mnuchin dhe Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo lidhur me sanksione për të luftuar terrorizmin.

“Urdhri ekzekutiv i Presidentit Trump i fuqizon më tej përpjekjet tona antiterroriste,” tha lidhur me sanksionet Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo.

Por zoti Bolton u shkarkua me një postim në Tëitter nga Presidenti Trump pak orë para takimit.

Zoti Bolton reagoi duke thënë se kishte ofruar të dorëhiqej para se presidenti ta shkarkonte.

Largimi i tij i papritur pason anulimin e bisedimeve të paqes me talebanët në pikën presidenciale të pushimeve, Camp David.

Në bisedime pritej të diskutohej tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani. Njoftohet se zoti Bolton ishte kundër idesë së marrëveshjes. /VOA

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.25959992408752
array(1) { ["section"]=> string(102) "pas-shkarkimit-te-bolton-trump-pese-kandidate-te-shkelqyer-per-keshilltar-te-sigurise-kombetare-178138" }