Pas Shkrelit edhe Lame i ‘përvishet’ Tares: O Zot, Auron, sa shumë ke marrë udhë të gabuar

Publikuar tek: aktualitet, më 10:31 15-07-2020 Pas Shkrelit edhe Lame i ‘përvishet’ Tares: O Zot, Auron, sa shumë ke marrë udhë të gabuar Shkreli-Tare-Lame

Studiuesi Auron Tare në debatin për Ernest Koliqin dhe Martin Camajn ka ‘humbur’ miqtë e tij.

Në nje postim të radhës, Tare i ka bërë ‘tagg’ Artan Shkrelit duke shkruar ‘Për mikun tim Artan Shkreli’, mirëpo ky i fundit i ka dhënë një përgjigje therëse.

“Hahaha! Sa humorist je bërë Auron!
Këto foto janë shume te vjetra dhe s’kuptoj për çfarë më citon mua?
Une kam deklaruar ne TV para nja pesë vjetesh që në atë kohë dhe ate kontekst do kisha pranuar të isha “kolaboracionist” nëse garantohej Shqiperia e Madhe me Kosovë e Camëri.”

Përpos Shkrelit, Tares i ka dalë kundër edhe Artan Lame i cili i thotë troç se ka marrë udhë të gabuar, referuar kështu ‘zbulimeve’ të pretenduara të Tares për Camajn e Koliqin.

“O Zot, Auron, sa shumë ke marrë udhë të gabuar dhe sa pak kam kohe e nerv t’i hyj këtij debati. Qe nuk ka asnjë të mirë, vec shpërqendron vëmendjet dhe fut në debat mes vedi edhe ata pak njerëz qe duhej të merreshin me cka po humbet pa kthim”, shkruan Lame.

“Zoti Qyteza mos e harxho kohën e cmuar lerë historinë me falsifikimet që ka të vazhdojë rrjedhën e saj”, i kthehet Tare.

“Atë po bëj”, përmbyll Lame.

 

Screenshot_2_copy.jpgScreenshot_3_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097360610961914
array(1) { ["section"]=> string(92) "pas-shkrelit-edhe-lame-i-pervishet-tares-o-zot-auron-sa-shume-ke-marre-udhe-te-gabuar-213880" }