Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, Tsipras prezanton planin ekonomik

Publikuar tek: rajon, më 15:19 11-06-2019 Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, Tsipras prezanton planin ekonomik

Partia e kryeministrit grek, Alexis Tsipras, ka prezantuar programin e saj politik, në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 korrikut.

Tsipras ka prezantuar programin politik dhe është shprehur se  është i zbatueshëm vetëm për faktin se qeveria e nxori vendin nga programet e shpëtimit.

'Shumë besuan se ne nuk do ia dilnim dot, por populli grek besoi tek qeveria. Greqia nuk është më një vend i falimentuar, tani kemi mundësinë t’ju prezantojmë planin tonë për Greqinë e së', tha Tsipras.

Kujtojmë që mandati i qeverisë Tsipras përfundonte normalisht në muajin Tetor. Por kryeministri grek u detyrua të shkonte në zgjedhje të parakohshme, pas humbjes së thellë në zgjedhjet europiane dhe ato administrative nga demokracia e re e opozitës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.054185152053833
array(1) { ["section"]=> string(83) "pas-shpalljes-se-zgjedhjeve-te-parakohshme-tsipras-prezanton-planin-ekonomik-167803" }