Reagon pas shpalljes të pafajshëm të Arben Frrokut, motra e kryekomisarit të vrarë Dritan Lamaj. Esmeralda thotë se ndjehen keq pas këtij vendimi. Kurse bashkëshortja e kryekomisarit nuk ka dashur të japë asnjë koment duke thënë se nuk ka asgjë për të thënë.
“Ju e merrni me mend se si ndihemi ne pas këtij vendimi. Vendim që nuk e prisnim. Vetëm kjo që nuk është drejtësi’’, tha për GSH-në Esmeralda, motra e kryekomisarit të vrarë Dritan Lamaj.
Kryekomisar Dritan Lamaj u vra në 24 shkurt 2013 me një breshëri plumbash shumë pranë shtëpisë së tij. Për vrasjen e tij u arrestua Arben Frroku, i cili u shpall dje i pafajshëm. Prokuroria nuk arriti të vërtetojë që Frroku kishte qenë në makinën, nga e cila u qëllua kryekomisar Lamaj.