Pas shpinës së Metës, kandidati i tij i fut zarfin në xhep simpatizantit të LSI. Ç’ka aty brenda?

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:38 20-06-2017 Pas shpinës së Metës, kandidati i tij i fut zarfin në xhep simpatizantit të LSI. Ç’ka aty brenda?

Tre ditë më parë, kreu i Kuvendit Ilir Meta bëri një deklaratë të fortë nga shtëpia e Gjovalin Gjinit, një simpatizanti të LSI në Lezhë i cili u përfshi në një incident elektoral.

Meta tha se nëse “policia nuk kap zagarët, populli do të armatoset” dhe e gjithë vëmendja mediatike u orientua mbi këtë deklaratë.

Por në videon e publikuar nga newsbomb.al, gjatë vizitës së Metës në shtëpinë e simpatizantit të LSI, teksa grupi i Metës zbret shkallët, duket i pari në listën e Lezhës, Viktor Tushaj i cili i fut një zarf në xhep të plagosurit, simpatizantit Gjovalin Gjini.

Tushaj, duke menduar se mediet nuk po e xhironin këtë moment, ia ka futur zarfin si në fshehtësi por gjithçka tanimë është bërë publike dhe pyetja e vetme që mbetet është: Çfarë kishte brenda atij zarfi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025161981582642
array(1) { ["section"]=> string(100) "pas-shpines-se-metes-kandidati-i-tij-i-fut-zarfin-ne-xhep-simpatizantit-te-lsi-c-ka-aty-brenda-83111" }