Pas Shqipërisë një vend i BE-së vepron, dërgon në Itali ekipin me 15 mjekë

Publikuar tek: aktualitet, më 18:22 30-03-2020 Pas Shqipërisë një vend i BE-së vepron, dërgon në Itali ekipin me 15 mjekë

Shqipëria dërgoi në Itali 30 mjekë dhe infermierë për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit, lajmi bëri bujë në mediat ndërkombëtare si dhe u komentua gjerësisht nga italianët si një shuplakë për vendet e pasura të BE-së që nuk iu gjendën pranë Italisë.

Por vetëm dy ditë më pas, një shtet i BE-së ka vendosur t’i vijë në ndihmë Italisë. Polonia ka dërguar në Itali tre ekipe emergjencash të përbërë nga 15 mjekë në total.

“Polonia qëndron krah Italisë edhe në këtë betejë, ashtu siç ka qenë përherë në histori”, thuhet në një letër të Ambasadës Polake në Romë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0101158618927
array(1) { ["section"]=> string(80) "pas-shqiperise-nje-vend-i-be-se-vepron-dergon-ne-itali-ekipin-me-15-mjeke-200677" }