Pas Shqipërisë zhgënjen edhe Kosova, ‘Dardanët’ i dorëzohen Sllovenisë

Publikuar tek: sport, më 21:43 11-10-2020 Pas Shqipërisë zhgënjen edhe Kosova,  ‘Dardanët’ i dorëzohen Sllovenisë Moment nga ndeshja Kosovë-Slloveni

Kosova ka pësuar humbjen e dytë në pak ditë.  


“Dardanët” janë mundur minimalisht 0-1 nga sllovenët duke mos marrë ende fitoren e parë në Nations League për këtë vit.

Ishte Vuckic ai që shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 22-të dhe I jep kështu 3 pikë Sllovenisë. Kosova kishte mjaft raste për shënim në pjesën e parë, por Jan Oblak ishte I pakalueshëm duke mos pësuar asnjë gol.

Një humbje e cila vjen vetëm pak orë pasi zhgënjeu edhe kombëtarja shqiptare. Kuqezinjtë barazuan 0-0 në transfertën e Kazakistanit, gjithsesi mbeten në lojë për të fituar grupin, pasi numërojnë pikë të barabarta 4, me të gjithë rivalët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010236024856567
array(1) { ["section"]=> string(74) "pas-shqiperise-zhgenjen-edhe-kosova-dardanet-i-dorezohen-sllovenise-223453" }