Pas shumë polemikave SHBA zgjedh Kryegjyqtaren e Gjykatës Supreme, betohet Amy Coney Barrett, Trump me një ‘armë’ më shumë në zgjedhje

Publikuar tek: bota, më 16:22 27-10-2020 Pas shumë polemikave SHBA zgjedh Kryegjyqtaren e Gjykatës Supreme, betohet Amy Coney Barrett, Trump me një ‘armë’ më shumë në zgjedhje Gjykatesja e re betohet ne Shtepine e Bardhe

Pas 27 viteve, SHBA do të ketë një kryegjyqtare të re në Gjykatën Supreme, pasi ditën e djeshme ka bërë betimin gjatë një ceremonie të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo zëvendëson në këtë detyrë gjykatësen e ndjerë Ruth Bader Ginsburg, e cila qëndroi në detyrë nga viti 1993 deri në vitin 2020, kur u nda nga jeta.

Zgjedhja e Coney u bë vetëm 1 javë para zgjedhjeve për president në SHBA, ku Donald Trump dhe Joe Biden do të përballen mes tyre për të marrë karrigen e “më të fuqishmit të botës”.

Kryegjyqtarja e re është zgjedhur pas shumë polemikave nga demokratët, ndërsa mund të shihet si një fitore për Donald Trump, që e kishte edhe të preferuarën e tij.

Amy Coney Barrett është 48 vjeçe dhe mund të punojë lehtësisht më shumë se 3 dekada në Gjykatën Supreme, pasi mandate i saj është i përjetshëm.

Kandidati për president Joe Biden ka deklaruar se nëse fiton zgjedhjet do të zhvendosë gjyqtarët e Gjykatës Supreme në gjykata të tjera në shkallë më të ulët, pasi i sheh këta gjyqtarë si mbështetës të presidentit Trump.



Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Belgjika pranë katastrofës shëndetësore, tejmbushen shtretërit e kujdesit intensiv
»
Article Logic
Execution time: 0.0087049007415771
array(1) { ["section"]=> string(137) "pas-shume-polemikave-shba-zgjedh-kryegjyqtaren-e-gjykates-supreme-betohet-amy-coney-barrett-trump-me-nje-arme-me-shume-ne-zgjedhje-225376" }