Pas 'SHUPLAKËS' së Ramës, prefekti i Kukësit REFUZON heqjen e titullit për Veton Surroin

Publikuar tek: aktualitet, më 12:25 02-12-2020 Pas 'SHUPLAKËS' së Ramës, prefekti i Kukësit REFUZON heqjen e titullit për Veton Surroin

Prefekti i Kukësit Zenel Kuçana ka refuzuar heqjen e titullit "Nderi i Qarkut Kukës" për politikanin kosovar Veton Surroi.

Kujtojmë se Këshilli i Qarkut Kukës kërkoi heqjen e titullit për Surroin pas kërkesës nga dy intelektualë të Kukësit. Dy anëtarët e Këshillit Baudin Murati dhe Misin Braha i propozuan Domit që t'i hiqnin titullin "Nderi i Qarkut Kukës", politikanit kosovar Veton Surroi.

Në argumentet e tyre, ata pretendonin se Surroi ka bërë deklarata kundër UÇK-së dhe për këtë arsye duhet të hiqet njolla e zezë nga zemrat e banorëve të Kukësit. Më pas kryeministri Edi Rama është distancuar nga ky veprim i këshillit të Kukësit, duke u shprehur se kjo është një lajthitje kolektive dhe uronte që Prefekti ta refuzojë.

Rama u shpreh se parlamenti duhet të ndërhyjë për ta zgjidhur njëherë e mirë çështjen e titujve dhe medaljeve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « A do lejohen festimet për Krishtlindje në bare dhe restorante? Përgjigjet zv.ministrja Rakacolli
Fshehja e vdekjeve nga Covid-19, Kalo: S’ka asnjë ndërhyrje për ndryshimin e diagnozës apo shkakut të vdekjes »
Article Logic
Execution time: 0.011339902877808
array(1) { ["section"]=> string(92) "pas-shuplakes-se-rames-prefekti-i-kukesit-refuzon-heqjen-e-titullit-per-veton-surroin-229890" }