Javët e fundit reperja e njohur Loredana Zefi u kthye në kryefjalën e mediave për shkak të një mashtrimi i zbuluar në Zvicër, për të cilin këngëtarja edhe u shoqërua në polici.
Bëhej fjalë për një mashtrim me vlera të mëdha monetare që Loredana i kishte bërë një çifti zvicerian.
Ndërkohë, ndërsa nuk ka kaluar shumë kohë nga ngjarja e pakëndshme që ndodhi, duket se reperja ka hedhur pas krahëve gjithçka.
Ajo dhe Mozzik kanë paralajmëruar për një këngë të re. Loredana ka publikuar një foto ku shfaqet me reperin gjerman, Dardan dhe partnerin e saj Mozzik. Ky i fundit ka zbuluar se do të sjellin shumë shpejt një këngë të re.