Pas skandalit të sanitares te Covid-2, denoncon një tjetër familjar: Kam paguar 10 milion lekë për 3 ditë, s'mi kanë kërkuar po i kam dhënë vetë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:19 13-01-2021 Pas skandalit të sanitares te Covid-2, denoncon një tjetër familjar: Kam paguar 10 milion lekë për 3 ditë, s'mi kanë kërkuar po i kam dhënë vetë

Pas skandalit që u publikua ditën e djeshme në media, ku sanitarja e spitalit "Shefqet Ndroqi", Tire Alldervishi hiqej si infermiere dhe i merrte para vajzës së një pacientëve, një familjar tjetër ka denoncuar një rast të ngjashëm.

Gjatë një interviste për mediat, një familjarë ka thënë se i ka paguar miliona lekë mjekët dhe infermierët që të kujdesen për të afërmin e tij.

Ai u shpreh gjithashtu se paratë nuk ia ka kërkuar kush, por duhet t'i japë pasi mjekët nuk e bëjnë punën e tyre.

Sipas tij, ka paguar 10 milion lekë (të vjetra) në 3 ditë.

 “E vërteta është shumë e dhimbshme. Paguhen milion këtu, e njeriu vdes. Nuk i kërkon kush, por jemi të detyruar ne që të bëhet puna, duke ia nisur nga dera deri atje lart. Kam dhënë 10 milion lekë. Ua japim të gjithëve, të gjithë marrin lekë. Kam një njeri timin, ka 3 ditë, për 3 ditë kam paguar 10 mln lekë deri këtu ka shkuar puna. Unë ka frikë se do më kërkoni pare ju (i drejtohet gazetarëve)”, thotë familjari.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një viktimë nga Covid-19, rritet numri i të infektuarve në Kosovë
Dje u denoncua se mori 8 MLN LEKË rryshfet dhe sot u ARRESTRUA, Prokuroria nis hetimet për ish-sanitaren Tire Alldervishi; akuza që bie mbi të »
Article Logic
Execution time: 0.011032819747925
array(1) { ["section"]=> string(148) "pas-skandalit-te-sanitares-te-covid-2-denoncon-nje-tjeter-familjar-kam-paguar-10-milion-leke-per-3-dite-s-mi-kane-kerkuar-po-i-kam-dhene-vete-234832" }