Pas takimit me Bashën, shefja e misionit të OSBE i shkon në zyrë Kryemadhit

Publikuar tek: politike, më 13:02 15-10-2019 Pas takimit me Bashën, shefja e misionit të OSBE i shkon në zyrë Kryemadhit Shefja e misionit të OSBE/ODIHR Audrey Glover dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi - Foto arkiv

Pas takimit me kreun e demokratëve, shefja e misionit të OSBE/ODIHR në Tiranë, Audrey Glover, po zhvillon një tjetër takim.

Mësohet se Glover i ka shkuar në zyrë kryetares së LSI-së Monika Kryemadhit për një takim kokë më kokë. Ky takim ka të bëjë me zgjedhjet e 30 Qershorit dhe situatën tejet të komoplikuar politike.

Glover dhe misioni i OSBE/ODIHR ndodhet në Tiranë që prej ditës së djeshme dhe do të qëndrojë deri më 17 tetor, ndërsa do të paraqesë raportin përfundimtar për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Në raportin paraprak, OSBE/ODIHR tha se votuesit nuk e patën mundësinë të zgjidhnin mes disa opsioneve politike, ndërsa vlerësoi me pozitivitet votimin në një klimë të qetë dhe paqësore dhe po ashtu dhe procesin e numërimit. ODIHR theksoi se qytetarët, sidomos ata që punonin për administratën publike, u përballën me presione direkte dhe indirekte për të demonstruar preferencat e tyre politike.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036015033721924
array(1) { ["section"]=> string(81) "pas-takimit-me-bashen-shefja-e-misionit-te-osbe-i-shkon-ne-zyre-kryemadhit-182148" }