Pas takimit me Donald Lu, Majlinda Bregu me urgjencë në zyrën e Bashës

Publikuar tek: politike, më 23:41 21-04-2017 Pas takimit me Donald Lu, Majlinda Bregu me urgjencë në zyrën e Bashës

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, u takua mëngjesin e sotëm me ambasadorin amerikan Donald Lu, për të diskutuar rreth krizës politike në vend.

Takimi është parë me dyshim nga persona të ndryshëm në rradhët e Partisë Demokratike, poashtu është pasqyruar me tendencë në disa media pranë opozitës.

Për qëndrimin e disa deputetëve demokratë ndaj “klanit Basha”, gazetari Turjan Hyska ka provokuar në një intervistë në emisionin “Oktapod”, Arben Ristanin.

Ky i fundit ka zbuluar se sot pas takimit me Donald Lu, Bregu shkoi në zyrën e Bashës.

“Unë nuk po shoh më Astrit Patozin, Jozefina Topallin, Majlinda Bregun...nuk po i shoh më te çadra, që t’i qëndrojnë kësaj linjës të “klanit Basha”, pyeti Hyska.

“Në PD janë të gjithë njerëzit e kryetarit. Përshembull sot unë hyra në zyrën e kryetarit Majlinda doli. Është parti që punohet”, u shpreh Ristani.

“Mos ka shkuar t’i çojë mesazhet e Donald Lu”, ia ktheu gazetari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029668092727661
array(1) { ["section"]=> string(75) "pas-takimit-me-donald-lu-majlinda-bregu-me-urgjence-ne-zyren-e-bashes-76003" }