Pas takimit me Kryemadhin dhe Vasilin mbrëmë, Basha mbledh sot aleatët, çfarë pritet të ndodhë

Publikuar tek: politike, më 09:36 08-01-2018 Pas takimit me Kryemadhin dhe Vasilin mbrëmë, Basha mbledh sot aleatët, çfarë pritet të ndodhë

Kreu i Partisë Demokratike pritet të mbledhë sot aleatët. Takimi mësohet të zhvillohet në orën 10:00 për të përcaktuar datat e protestave.

Ndërsa në takim Basha ka thirrur edhe Kryetarin e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Dukën.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme kryedemokrati zhvilloi një takim edhe me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi dhe Kreun e Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.  

Pas këtij takimi Basha zhvilloi një mbledhje me dy nënkryetarët e PD-së Edmond Spaho dhe Edi Paloka, si dhe Sekretarin e Përgjithshëm Arben Ristani.

Kreu i PD-së ka nisur më herët edhe takimet në struktura në rrethe ku në qendër është diskutimi për pjesmarrje masive në protesta të paralajmëruara nga Basha.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010690927505493
array(1) { ["section"]=> string(99) "pas-takimit-me-kryemadhin-dhe-vasilin-mbreme-basha-mbledh-sot-aleatet-cfare-pritet-te-ndodhe-105799" }