Pas takimit me Merkel, Obama nis duhanin

Publikuar tek: bota, më 19:19 09-06-2015 Pas takimit me Merkel, Obama nis duhanin

Një fotografi e postuar në Twitter nga zëdhënësi i kryeministrit italian Mateo Renzi, ka mjaftuar për të ndezur debatin në internet nëse Obama ka filluar duhanin.

Në fotografi presidenti i SHBA-ve është duke qëndruar në ballkon me kryeministrin italian, teksa mban në dorë një kuti, që ngjan me një paketë cigaresh, e siç sugjerojnë në internet, dorën tjetër e ka zgjatur për të tërhequr një cigare nga paketa. Fakti që janë në ballkon, do të thotë se nuk duan të tymosin në ambiente të mbyllura.

Por nga mijëra teoritë e Twitterit, dy janë ato që besohen më shumë: Ose Merkel e ka bërë me dhimbje koke Obamën, çka e ka detyruar këtë të fundit të ndezë një duhan, ose është Renzi ai që i ka ofruar Obamës paketën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023843050003052
array(1) { ["section"]=> string(45) "pas-takimit-me-merkel-obama-nis-duhanin-13127" }