Pas takimit me mjekët, Basha akuzon sërish Ramën: Sot u regjistrua një numër rekord vdekjesh, fatkeqësish numrat e vërtetë që fshihen janë shumë më keq

Publikuar tek: politike, më 20:05 24-11-2020 Pas takimit me mjekët, Basha akuzon sërish Ramën: Sot u regjistrua një numër rekord vdekjesh, fatkeqësish numrat e vërtetë që fshihen janë shumë më keq Lulzim Basha

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë pranë PD-së, të cilët kanë ngritur shqetësimet e tyre lidhur me situatën e Covid-19.

Pas këtij takimi, me anë të një postimi në rrjetet sociale Basha ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë, duke u shprehur se Rama e gjunjëzoi ekonominë dhe rrënoi sistemin shëndetësor.

Ditën e sotme u shënua numri rekord i viktimave që nga fillimi i pandemisë, por Basha thotë se numrat e vërtetë që fsheh Rama janë shumë më keq.

“U takova sot me një grup nga mjekët tanë të mrekullueshëm. Ata janë në vijën e parë të luftës me COVID. I përgëzova për përpjekjen e tyre për të shpëtuar jetë. Mjekët tanë përballen heroikisht në këtë betejë, edhe pse nuk marrin thuajse asnjë ndihmë nga qeveria.

Ata më përshkruan një realitet shumë shqetësues. Sot, një numër rekord vdekjesh janë regjistruar në Shqipëri që nga marsi. Fatkeqësisht, numrat e vërtetë që fsheh Rama janë shumë më keq.

Shqipëria hyri në krizën e COVID në një situatë të vështirë, pas 7 vitesh përgjatë të cilave Rama e gjunjëzoi ekonominë dhe rrënoi sistemin tonë shëndetësor. Qytetarët e Shqipërisë janë ata që po e paguajnë çmimin e papërballueshëm. Shqipëria ka nevojë për një qeveri funksionale që punon për njerëzit dhe kujdeset për ta. Është në dorën tonë ta bëjmë realitet këtë”, shkruan Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këshilli Politik ra dakord, por Kuvendi nuk i kalon SPAK-ut krimet zgjedhore, Ministria e Drejtësisë kundër raportimit të Prokurorit në KQZ
Ish-deputeti i LSI bën deklaratën e fortë në Euronews: Qeveria ka përdorur fondet e rindërtimit për paga »
Article Logic
Execution time: 0.011935949325562
array(1) { ["section"]=> string(155) "pas-takimit-me-mjeket-basha-akuzon-serish-ramen-sot-u-regjistrua-nje-numer-rekord-vdekjesh-fatkeqesish-numrat-e-vertete-qe-fshihen-jane-shume-me-keq-228985" }