Menjëherë pas takimit me negociatorët e BE-së, McAllistrer dhe Fleckenstein, kryeparlamentari Ilir Meta ka zhvilluar një takim edhe me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizin.
Nuk dihet ende nëse është arritur një marrëveshje mes palësh pas takimit të zyrtarëve me Bashën por nëse negociatorët ia kanë dalë, atëhere do të kemi një takim tre palësh Rama-Meta-Basha.
Kujtojmë se fill pas daljes nga Kryesia e Kuvendit, Rama ka folur për gazetarët por nuk ka komentuar rreth asaj që është diskutuar me zyrtarët duke u mjaftuar me një batutë si "ngacmim" për opozitën e Lulzim Bashës.
“Mos më zini dhe ju rrugën tani, boll na e kanë zënë ata”, i tha kryeministri gazetarëve teksa po largohej i shoqëruar nga Gramoz Ruçi e Taulant Balla.