Pas takimit me Thaçin, Hahn sërish thirrje: Të pezullohet taksa ndaj produkteve serbe

Publikuar tek: rajon, më 15:52 15-04-2019 Pas takimit me Thaçin, Hahn sërish thirrje: Të pezullohet taksa ndaj produkteve serbe

Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, ka reaguar pas takimit me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin.

Hahn ka bërë sërish thirrje për pezullimin e taksës ndaj produkteve serbe, teska shkruan në Twitter se është e rëndësishme që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të rinisë me shpejtësi.

“Takim i mirë me presidentin Hashim Thaçi. Është e rëndësishme që dialogu Kosovë-Serbi të rinisë me shpejtësi, gjithashtu është edhe në interes të stabilitetit dhe progresit më të gjerë rajonal. Unë përsërita qëndrimin e Bashkimi Evropian se taksa ndaj prodhimeve serbe duhet të paktën të pezullohet”, ka shkruar komisioneri.

Ndërsa në një intervistë për The Washington Post, Hahn kishte deklaruar se “një shkëmbim i mundshëm i territorit mund të jetë si një pjesë e vogël e fundit, e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë”.

Por këtë nuk e ka pritur mirë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili është treguar i ashpër në raport me Bashkimin Evropian, teksa hodhi akuza ndaj përfaqësueses së BE-së, Federica Mogherini dhe Hahnit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072860717773438
array(1) { ["section"]=> string(90) "pas-takimit-me-thacin-hahn-serish-thirrje-te-pezullohet-taksa-ndaj-produkteve-serbe-160528" }