Pas takimit të Bashës me ambasadorët, Opozita e Bashkuar bën thirrje për konsensus: Këshilli Politik të mblidhet nesër në 17:00

Publikuar tek: politike, më 18:21 01-06-2020 Pas takimit të Bashës me ambasadorët, Opozita e Bashkuar bën thirrje për konsensus: Këshilli Politik të mblidhet nesër në 17:00

Opozita e Bashkuar, me përfaqësues z.Oerd Bylykbashi (PD) dhe z.Petrit Vasili (LSI), kanë kërkuar që mbledhja e radhës e Këshillit Politik për reformën zgjedhore të zhvillohet nesër në orën 17:00.

Njoftimi i Opozitës së Bashkuar

Në vijim të diskutimeve të deritanishme dhe faktit që mbledhja e datës 31 maj 2020 nuk u zhvillua, me synim gjetjen e konsensusit për çështjet e përcaktuara në axhendën e Këshillit Politik, propozojmë mbledhjen e Këshillit nesër, datë 2 qershor 2020, në ora 17.00. Përfaqësuesit e Opozitës Oerd Bylykbashi Petrit Vasili

***

Kjo kërkesë vjen menjëherë pas takimit të Bashës me aleatët dhe ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe. Takimi mes Bashës me ambasadoren e SHBA Yuri Kim, ambasadorin e BE Luigi Soreca dhe ambasadorin e Britanisë Duncan Norman zgjati rreth një orë.

Ambasadorët u vunë në në lëvizje pasi dje nuk u arrit një marrëveshje mes palëve politike për Reformën Zgjedhore.

Dje ishte afati i fundit i vendosur për finalizimin e Reformës Zgjedhore, por pas një mbledhjeje disa orëshe në Këshillin Politik palët nuk arritën në marrëveshje duke mos rënë dakord për të paktën 2 pika, atë të identifikimit biometrik dhe reformimit të administratës zgjedhore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092039108276367
array(1) { ["section"]=> string(132) "pas-takimit-te-bashes-me-ambasadoret-opozita-e-bashkuar-ben-thirrje-per-konsensus-keshilli-politik-te-mblidhet-neser-ne-17-00-208670" }