Pas takimit të Markut me Xhafajn, Donald Lu shkon te Edi Rama

Publikuar tek: politike, më 11:13 02-02-2018 Pas takimit të Markut me Xhafajn, Donald Lu shkon te Edi Rama

Fill pas takimit të tre zyrtarëve të lartë, Marku-Xhafaj- Hajdarmataj e firmosjes së marrëveshjes, ambasadori amerikan Donald Lu ka hyrë në zyrën e Ramës në Kryeministri.

Ditën e sotme Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kanë zhvilluar një takim që zgjati 50 minuta. Në këtë takim mori pjesë edhe prokurori Besim Hajdarmataj.

Sipas burimeve, palët kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim forcimin e luftës kundër korrupsionit të grupeve kriminale e deri te zyrtarët e lartë.

Sakaq, me të mbaruar ky takim, ka nisur një tjetër mes ambasadorit amerikan e kryeministrit Rama.

Mbetet për t’u parë se ç’do sjellë ky takim ndërsa kujtojmë se ditën e djeshme janë arrestuar dy ish-drejtorë të ARRSH Dashamir Xhika dhe Andi Toma.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094518661499023
array(1) { ["section"]=> string(67) "pas-takimit-te-markut-me-xhafajn-donald-lu-shkon-te-edi-rama-108831" }