Pas tërmetit 4.5 ballë në Itali, paralajmërojnë SIZMIOLOGËT: Nuk përjashtojmë as goditje MË TË FORTA!

Publikuar tek: rajon, më 20:31 09-12-2019 Pas tërmetit 4.5 ballë në Itali, paralajmërojnë SIZMIOLOGËT: Nuk përjashtojmë as goditje MË TË FORTA! Dëme nga tërmeti në Toskana

Sizmiologët në Itali thonë se kanë parashikuar tërmetin e mëngjesit të sotëm në Toskana, dhe nuk përjashtojnë as mundësinë e goditjeve më të forta.

Tërmeti me epiqendër në Mugello, tronditi banorët në Firence dhe zonat përreth, dhe shkaktoi dëme të konsidetueshme materiale në disa banesa.

“Pas tërmetit në Shqipëri është folur edhe për një tërmet në Mugello, kjo për shkak se janë të së njëjtës linjë. U çlirua energjia dhe kjo erdhi pas një kohe të gjatë inaktiviteti sizmik”, tha gjeologu Vittorio Doriano.

Ndërsa Antonio Piersanti, sizmolog i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë thotë se nuk përjashtohen as pasgoditjet, por edhe ndonjë tërmet tjetër më i madh, raporton Newsbomb.al.

“Më shumë se 50 pasgoditje janë regjistruar. Nuk mund të përjashtojmë asgjë. Zona e Mugello-s është aktivitetin sizmik. Ne presim që pasgoditjet të vazhdojnë, madje nuk përjashtohet as mundësia e ndonjë goditje tjetër më të madhe”, tha ai. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076029300689697
array(1) { ["section"]=> string(105) "pas-termetit-4-5-balle-ne-itali-paralajmerojne-sizmiologet-nuk-perjashtojme-as-goditje-me-te-forta-188905" }