Pas tërmetit jetojnë në çadër, kryefamiljari në Laç: Me 5 mln lekë nuk bëj dot as çatinë - Shkreli: Bëhet me 3-4 mln, ai ka marrë 5

Publikuar tek: aktualitet, më 22:43 26-11-2020 Pas tërmetit jetojnë në çadër, kryefamiljari në Laç: Me 5 mln lekë nuk bëj dot as çatinë - Shkreli: Bëhet me 3-4 mln, ai ka marrë 5 Foto arkive

Gazetarja Kristiana Pemaj ka treguar historinë e familjes Gjonaj në Laç, e cila pas tërmetit të 26 nëntorit jeton në çadër.

Kryefamiljari tha se ka marrë 5 milionë lekë të vjetra nga Bashkia, por me to nuk riparon dot shtëpinë, pasi ajo është e pariparueshme.

Nga ana tjetër zv.ministri Shkreli tha se përderisa ekspertët e kanë vlerësuar me DS3, atëherë janë 3-4 milionë lekë të nëvojshme për t’u riparuar, megjithatë familja ka marrë 5 milionë. Kryefamiljari tha se që prej 12 dhjetorit jeton në kushte ç’njerëzore.

Gazetarja Pemaj: Ndodhem në zonën e Fushë-Milotit në familjen Gjonaj. Shtëpia e tyre është prishur nga tërmeti dhe prej asaj dite ata jetojnë në çadër.

Viktor Gjonaj: Nuk kam amrrë premtim. Inxhinierët e kanë cilësuar DS3. 5 milionë. Shtëpia ime është për shembje, nuk pranon riparim. 5 milionë nuk më dalin vetëm për çatinë. Muret i ka të plasaritura. Duhet prishur se është e pabanueshme. Me 12 dhjetor bëhen 1 vit që jetoj në kushte ç’njerëzore. Nuk është shemb shtëpia se më kanë dhënë 5 milionë. Mos prit më shumë prej nesh. Gjatë verës kam hyrë se çadra në verë ka qenë e nxehtë. Tani flej çadër, gjatë ditës kemi ndjet dhe në banesë. Nuk kam asnjë kusht njerëzor jetese. I kam marrë 5 milionë lekët se më tha kryetarja e Bashkisë merri ose nuk do t’i marrësh më. Me ato 5 milionë lekë të vijë shteti ta riparoj. Më tha kryetarja e bashkisë merre ti inxhinierin ta paguajë unë. Banesa është aty me e pa.

Shkreli: Është e vështirë që ne të merremi me çdo lloj rasti që del në terren. Eksperët e kanë vlerësuar DS3. Dhe pse një DS3 mund të bëhet me 3-4 milionë lekë, ata knë marrë 5 milionë. Mjafton të shkojë një inxhinier aty. Bashkia mund të jetë e bindur se me 5 milionë lekë bëhet. Ka njerëz që jetojnë keq, por ka dhe mijëra njerëz që vijnë na falenderojnë ne.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident në aksin Milot-Rrëshen, humb jetën 70-vjeçarja
'Dhimbja na bëri bashkë', Albin Kurti kujton tërmetin e 26 nëntorit: Shqipërisë nuk i kanë ardhur ende fondet e premtuara nga ndërkombëtarët »
Article Logic
Execution time: 0.011047840118408
array(1) { ["section"]=> string(132) "pas-termetit-jetojne-ne-cader-kryefamiljari-ne-lac-me-5-mln-leke-nuk-bej-dot-as-catine-shkreli-behet-me-3-4-mln-ai-ka-marre-5-229265" }