Vetmë një ditë pas tërmetit shkatërrues në Meksikë që shkaktoi mbi 200 të vdekur, tre tërmete të fuqishme janë regjistruar sot.
Tërmetet mbi 6 ballë të shkallës rihter kanë rënë në ujërat e Oqeanit Paqësor, shkruan Newsbomb.al.
Tërmeti i parë i magnitudës 6.1 është regjistruar rreth 600 kilometra larg brigjeve të Zelandës së Re në orën 15:43.
Një tërmet tjetër po i magnitudës 6.1 ka rënë me epiqendër në det, rreth 200 kilometra nga brigjet e Japonisë, Fukushima, në orën 18:37.
Ndërsa vetëm pak çaste më parë, në orën 22:09 është regjistruar një tërmet i magnitudës 6.4 vetëm 84 kilometra nga brigjet e ishujve Vanuatu.
Fatmirësisht nuk ka raportime për dëme apo cunami. /Newsbomb.al