Pas Thaçit dhe Veselit, Gjykata Speciale thërret një tjetër ish-luftëtar të UÇK

Publikuar tek: rajon, më 18:31 07-07-2020 Pas Thaçit dhe Veselit, Gjykata Speciale thërret një tjetër ish-luftëtar të UÇK Hysni Gucati, kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së

Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë për tu paraqitur edhe një tjetër ish-luftëtëari të UÇK-së, pas presidentit Thaçi e ish-kryeparalamentarit Veseli.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati shkruan se ish-luftëtari Elbasan Shoshaj ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale. “Sot morra lajmin që bashkluftëtari nga Prizreni , Elbasan Shoshaj është ftuar nga Gjykata Speciale. Edhe ky luftëtar i liris do të dali faqebardhë nga kjo gjykatë”, shkruan Gucati.

Kujtojmë se, në aktakuzën për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin dhe të dyshuar të tjerë, pretendohet se ata janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097389221191406
array(1) { ["section"]=> string(85) "pas-thacit-dhe-veselit-gjykata-speciale-therret-nje-tjeter-ish-luftetar-te-uck-213154" }