Pas thirrjes për arrestimin e myftiut, Ngjela "godet" sërish: O je 100% shqiptar o s’je fare

Publikuar tek: aktualitet, më 20:38 06-09-2017 Pas thirrjes për arrestimin e myftiut, Ngjela

Një debat mes avokatit Spartak Ngjela dhe myftiut të Tiranës Ylli Gurra, ka ngjallur reagime të shumta në rrjet.

Debati ka vijuar si pasojë e mbulimit të “Skënderbeut” në shesh ditën e faljes së Namazit me rastin e festës së Kurban Bajramit, këto zhvillime e kanë çuar avokatin të bëjë thirrje për arrestimin e Gurrës.

Myftiu Gurra i është përgjigjur Ngjelës me një reagim për panorama ku thotë se deklaratat me të cilat Ngjela i referohet nuk kanë të bëjnë aspak me të.

Mirëpo Ngjela ka reaguar sërish lidhur me patriotizmin dhe mbulesën e “Skënderbeut” duke ironizuar në këtë mënyrë: “Vija e kombit nuk lejon asnjë gjysëm apo çerek fanatizmi siç është rasti me fanatikët fetarë dhe klerikët e ndryshëm shqipfolës. Në çështjen kombëtare o je 100% shqiptar o s’je fare”, shkruhet në foton e Ngjelës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.2011399269104
array(1) { ["section"]=> string(93) "pas-thirrjes-per-arrestimin-e-myftiut-ngjela-godet-serish-o-je-100-shqiptar-o-s-je-fare-91392" }