Pas tre muajsh, kopshti zoologjik prej nesër hap dyert për vizitorët

Publikuar tek: rajon, më 13:16 25-05-2020 Pas tre muajsh, kopshti zoologjik prej nesër hap dyert për vizitorët

Ditën e nesërme do të hapet kopshti zoologjik në Shkup pas tre muajsh i mbyllur nga Covid-19.

Mësohet se çelja e tij do të bëhet në orën 09:00 dhe me një protokoll të ri për lëvizje dhe përmbajtje ndaj masave.

Vizitorët gjatë hyrjes në Zoo Shkup do të duhet të mbajnë maska dhe do të presin radhën në distancë prej 1,5 metrave e cila është rregulluar me vija të shënuara. Ndalohet rreptësisht dhënia e ushqimit dhe afrimi tek kafshët. Mbetjet duhet të hidhen në koshet e plehrave.

Nga kopshti zoologjik informojnë se numri i vizitorëve do të jetë i kufizuar, që në një moment të caktuar të mos krijohet turmë e madhe nëpër kopsht.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096259117126465
array(1) { ["section"]=> string(74) "pas-tre-muajsh-kopshti-zoologjik-prej-neser-hap-dyert-per-vizitoret-207721" }