Pas tre orësh ka përfunduar takimi mes Greqisë dhe Turqisë.
Mediat greke shkruajnë se Greqia u përfaqësua në bisedime nga Ambasadorët Pavlos Apostolidis, ndërsa Turqia nga zëvendës Ministri i Jashtëm Sedat Onal dhe drejtori i Aeronautikës së Ministrisë së Jashtme Tsagatay Ertsiges.
Pala greke erdhi në bisedime me Turqinë pas gati pesë vjetësh, me objekt diskutimi vetëm caktimin e kufijve të zonave detare (EEZ, shelfi kontinental, ujërat territoriale).
Nuk ka ende asnjë informacion zyrtar në lidhje me bisedimet që janë zhvilluar.
Delegacioni grek, i udhëhequr nga ambasadori Pavlos Apostolidis, pritet të largohet nga Stambolli rreth orës 15:00 për t'u kthyer në Athinë.